“Benz-i” përplas këmbësorin në Fier, dërgohet me urgjencë në spital

185
Sigal

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Fier, si pasojë e një aksidenti.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos, ku shtetasi D. Xh., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip  “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, i cili nuk është identifikuar ende. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi:

Sot rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi D. Xh., 33 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar automjetin tip  “Benz” ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende i pa indentifikuar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.