Erdogan sfidon Greqinë: Nuk largohemi! Do të vazhdojmë me gjithë fuqinë

158
Sigal

Gjatë ditës së sotme, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sfiduar sërish Greqinë.

Për herë të parë gjatë artikulimit të tij ai “ndryshoi” emrin me të cilin iu referuar Egjeut, të cilin ai e quajti “Deti i Ishujve”.

Më pas Erdogan theksoi se Turqia me fuqinë dhe aftësitë e saj do të vazhdojë të jetë atje.

“Në Detin e Ishujve dhe në Mesdheun lindor kemi një prani me të gjitha forcat me të gjithë potencialin tonë dhe do të vazhdojmë të jemi atje. Çfarëdo që të gjithë të thonë” tha ai.

Tensionet mes dy vendeve janë rikthyer pasi Ankaraja nxori në lundrim anijen “Cesme”, ndërsa më pas akuzoi Greqinë se e “ngacmuan” me avionë luftarakë