Fitore e vuajtur e Realit, Atalanta jep “leksion” kurajoje pas gabimit të arbitrit gjerman (VIDEO)

170
Sigal

Real Madridi fiton me vuajtje të mëdha ndaj Atalantës në Bergamo. 13-herë kampionët e Europës mundën të thyenin mbrojtjen bergameske vetëm në minutën e 86-të kur mbrojtësi Ferland Mendi shënoi nga jashtë zone. Bergameskët zhvilluan një ndeshje kurajoze ndaj “Los Blancos” teksa nga minuta e 17-të luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Frojler, i cili mbeti episodi më kontrovers i takimit.

Mesfushori zviceran u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri gjerman Shtiler teksa rrëzoi jashtë zone mbrojtësin francez Ferland Mendi të Realit. Edhe pse lojtari madrilen nuk ishte në pozicion të pastër shënimi goli, arbitir kryesor ka befasuar të gjithë duke nxjerrë nga fusha Frojlerin.

Në këto kushte, trajneri Gasperini shtoi mbulimin në mbrojtje dhe Reali sulmoi gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës. Bergameskët zikaltër rezistuan me forcë valëve të njëpasnjëshme të ofensivës madrilene. Megjithatë, ishte Mendi ai që zgjidhi takimin për Realin duke mposhtur portierin Golini me goditje të saktë jashtë zone.

Ndeshja e ardhshme luhet në 16 mars në Madrid. Edhe pse Reali ka shënuar në fushën kundërshtare, pritet që Atalanta të luajë mjaft e vendosur ndaj spanjollëve.

Goli i Ferlan Mendy 0-1 : 

Kartoni i “kuq” ndaj Freuler :