Rikthehen sonte në fushën e blertë yjet Italianë, ja sfida e parë

307
Sigal

Juventus do të rikthehet që të shkelmojë topin në “Allianz Stadium”, 89 ditë pas ndeshjes së fundit të fituar kundër Interit. Maurizio Sarri ka vendosur që të kryejë një seancë pak më intensive stërvitore me djemtë e skuadrës Under-23.

Në këtë test brenda familjes do të mungojnë Higuain (i dëmtuar) dhe Chiellini që vijon procesin e rikuperimit të plotë. Ndeshja do të fillojë në orën 21:45, si për të stimuluar sfidat e kësaj faze që do të luhen pikërisht në këtë orar në kampionatin italian.