Francë/ Kreu 30 grabitje, arrestohet 28 vjeçari shqiptar

481
Sigal

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi ishte në kërkim nga Interpoli.

28 vjeçari drejtonte një “Peugeot” kur u ndal nga patrulla e policisë, i cili i paraqiti policëve një kartë identiteti italiane dhe një patentë shoferi të vendit të tij.

Pas dërgimit në komisariat, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga prokurori publik i Roanne, një qytet në Francën qendrore.

Ai ishte pjesë e një organizate kriminale i dedikuar për vjedhjen e shtëpive, dhe xhandarmëria franceze ka regjistruar të paktën 30 grabitje. Për veprimet e tij kriminale, shqiptari rrezikon deri në 10 vite burg. pas arrestimit, pritet të kryhen procedurat e ekstradimit përtej Alpeve.