Po kalonte te vijat e bardha, ‘Benz’-i përplas 45-vjeçaren në Berat

87
Sigal

Një 45-vjeçare ka mbetur e plagosur pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi në Berat, teksa gruaja po kalonte te vijat e bardha.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti, tip “Benz”, me targa AB 367 DI, ka përplasur një kalimtare, e cila është transportuar me urgjencë në spital.

Pas ekzaminimeve të para që do të kryhen, mjekët do të përcaktojnë nëse do ta transportojnë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë apo jo.