“S’ka më mirë se ta nisësh javën me mamin”, Evis Kushi: Ftoj çdo prind që të kryejë procesin e vaksinimit

274
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur ta nisë javën në shoqërinë e mamasë, ndërsa e ka vizituar atë në shtëpinë e saj në lagjen historike të Elbasanit.

“S’ka më mirë se ta nisësh javën në shoqërinë e mamit dhe në oborrin e saj, për të cilin është kujdesur me aq shumë dashuri”, – shprehet Ministrja Kushi në rrjete sociale.

Kushi nënvizon se mamaja e saj e ka kryer tashmë vaksinimin dhe “më në fund”, shprehet ajo, “ne mund të takohemi pa shqetësimin dhe frikën se mund të dëmtojmë shëndetin e njëra-tjetrës”.

Në fund, duke cilësuar se vaksinimi po ecën me ritme shumë të mira, Ministrja Kushi fton çdo prind që t’i kushtojë rëndësi këtij procesi dhe shumë shpejt të hedhim pas këtë periudhë të vështirë.