Petrit Vasili ironizon Ramën: Shkollëpaku bën si mjek dhe flet broçkulla!

474
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ironizon deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me koncensionin për sterilizimit e instrumentave.

Reagimi i Vasilit

Shkollëpaku bën si mjek dhe flet broçkulla!!

Shkollëpaku tha në një nga zdërhalljet e tij mediatike para ca ditësh se “infeksionet spitalore janë afër zeros se ky kishte bërë PPP (koncesion) për sterilizimin e instrumentëve”.

Ndonjë “shejtan a shejtane” në kryeministri a ministri vazhdon e tallet si gjithmonë me këtë injorant, se e dinë që ky ç’ti japësh para atë flet, njëlloj si qentë që hanë ç’tu vënë përpara  herë ndonjë kockë, herë konserva, herë mbeturina gjellësh.

Infeksionet spitalore kanë dhjetëra arsye përse  shfaqen dhe për këtë arsye janë edhe tepër të vështirë për tu luftuar kudo në botë edhe në ambientet spitalore me infrastrukturën më të përsosur e moderne.

Sterilizimi i instrumenteve është vetëm njëri nga këto dhjetëra shkaqe dhe as ka qenë ai përcaktuesi në dominimin e tyre dhe aq më pak qe t’i çonte drejt zeros.

Pasi beteja me infrastrukturën e dobët dhe me shumë shërbime mjekësore që janë burim i infeksioneve spitalore apo nozokomiale si dhe rezistenca tepër e rritur ndaj antibiotikëve janë ato që përcaktojnë e dominojnë të gjithë tablonë e këtij problemi madhor të mjekësisë botërore.

Asnjë specialist mjekësie në botë nuk do guxonte të thoshte që po çojmë në zero infeksionet spitalore se sterilizuam instrumentet me PPP (koncesion).

Ka edhe një protokoll të plotë që detajon luftën kundër infeksioneve spitalore që në vitin 2012, i cili u përgatit nga specialistë të shkëlqyer profesionalisht dhe tepër modestë moralisht.

Po ta lexonte sado pak këtë protokoll shkollëpaku do skuqej për broçkullat, që flet.

Megjithatë të nderuar miq, këto shpjegime ishin vetëm për ju dhe në respekt të dëshirës tuaj për të ndare informacione korrekte.

Ky shkollëpaku nuk lexon e kupton asnjë rresht nga këto sepse ai është rehat.

Ai është i lumtur se di shkrim e lexim dhe këto mjaftojnë, që ai të vazhdoje të lexojë çfarë ti vënë përpara si qeni me ushqimin me një fjalë…