A do të hyjë PD në zgjedhjet e 13 tetorit? Vjen përgjigja e fortë e Palokës

890
Sigal

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar deklaratat e djeshme të Matthew Palmer dhe për 13 tetorin, datën e dekretuar nga presidenti Ilir Meta si datë për zgjedhjet lokale.

Sipas tij, të gjithë ata që janë përpjekur të legjitimojnë 30 qershorin duhet të futen në burg.

“A quhen apo nuk quhen këto zgjedhje, nuk e merr vendimin ODIHR, por institucionet shqiptare, që janë të kapura nga Rama. Të gjithë duhet të futen në burg. Nëse ka shtet ata duhet të jenë në burg, duke nisur nga Denar Biba. Raporti i ODIHR bën të qartë se më 30 qershor nuk ka patur as zgjedhje, as votime”, deklaroi nënkryetari i PD.

A do ti përgjigjet PD dekretit të presidentit për zgjedhje më 13 tetor?

“Dekretin e presidentit e njohim si kushtetues. A do të marrim pjesë ne apo jo? Këtë e kemi deklaruar prej kohësh. Edhe për 30 qershorin kishim vendosur para se presidenti ta zhdekretonte. Me dekretin e ri presidenti thjesht bëri të paligjshëm veprimin e Ramës. Përveç datës nuk ka ndryshuar asgjë tjetër. Asnjë kusht nuk është plotësuar. Dako është aty, Gjiknuri është aty, paratë e drogës janë aty”, deklaroi Paloka.

Më tej ai shtoi se, “30 qershori thjesht tregoi se Rama është minorancë”.