Me Ramën në pritjen zyrtare të Erdogan edhe “Sudja” me tespie Sinan Idrizi i “Air Albania” e “Flamurtarit”

592
Sigal

Siç e tregon kjo foto, në krah të Kryeministrit Edi Rama, dalë në Rinas për pritjen zyrtare të Presidentit Turk, Rexhep Taip Erdogan, ishte dhe Sinan Idriz “beu” me tespie në dorë, ndoshta për t’i treguar “sulltanit”, se është me mendje “safi” turkoshak.

Ai ishte futur në trupën e protokoll pritjes shtetërore të kësaj vizite, megjithëse nuk është ministër, ambasador, apo deputet, por vetëm “lavatriçe” dhe sekser punësh të pista të Edi Ramës, bërë me koncesionet turke në Shqipëri.

Sipas të dhënave të drejtësisë shqiptare e asaj turke, Sinan Idrizi është i skeduar penalisht, si biznesmen mashtrues, i mbytur në borxhe në Shqipëri, Turqi, Qipro, Kosovë e Maqedoni, por i afërt me kreun e “Rilindjes”.

Duket aq i preferuar në këtë pritje, sa në Rinas qëndron vetëm me kryeministrin Rama e me dekor tespiet, ndërkohë që ministrat janë lënë në “tufë” larg tyre, duke i injoruar deri në atë derexhe, si për t’u thënë se nuk vlejnë as sa kokrrat e tespieve të derdimenit Sinan Idrizi.

Në Shqipëri, “Sudja” Sinan Idrizi, ka si biznes Klub-Futoll “Flamurtari”-n, të cilin e mori në kategorinë superiore dhe e çoi në kategorinë e tretë me ekipet e fshatrave, ndërkohë që u ka miliona lekë detyrime disa-vjeçare bashkisë, futbollistëve e punonjësve të klubit.

Po kështu, në  logon e firmës “MDN INVESTIMENT Shpk”tespiexhiu Sinan Idrizi ka dhe 41% kapital, në agjencinë e falimentuar koncesionare të transportit ajor turko-shqiptar “Air Albania Sh.A”, aksionet e të cilave ia ka transferuar gruas dhe vajzës së tij, për shkak “sikletesh” që dihen.

Sipas informacionit, Sinan Idrizi bashkë me tespiet, është pjesë e krejt protokollit shtetëror shqiptar të vizitës së Erdogan, madje dhe në seancën e posaçme parlamentare.

Por, prezenca e tij në Protokollin Shtetëror, nuk është çudi, gjersa kupola e pushtetit është mbushur me injorantë e xhambazë, dhe është e kapur nga grupet mafioze që kanë zhvatur e zhvasin buxhetin e pasuritë me koncesione mbi 20-30 vjeçare.