Përfundon mbledhja e Komisionit të Vlerësimit të PD, Mustafaj: Jemi të angazhuar për të zgjedhur më të mirët

214
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, pjesë e Komisionit për Vlerësimin e Kandidaturave në PD, deklaroi se ka një prurje të jashtëzakonshme.

Ai tha se ky është një proces delikat. Komentet e Mustafajt erdhën pas takimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Nuk jam zëdhënësi i Komisionit, por mund të them përshtypjet e mia personale të cilat janë shumë optimiste.

Është një proces i ri, i panjohur në historinë politike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve në të gjithë Shqipërinë kanë qenë serioze.

Ne jemi seriozisht të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontigjenti që përbëjnë burime njerëzore të mëdha, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë.

Gjërat janë në vazhdim, unë shpresoj që, në fund të këtij procesi, të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër.” theksoi ai.