Ish-Kryeministri Sali Berisha: Çfarë fshihet pas lutjes së Ramës për bashkëqeverisje me Bashën

327
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë lidhur me ftesën publike të Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës për një bashkëqeverisje pas 25 Prillit. Berisha thekson se Rama ndjen humbjen në gjithçka dhe tani i lutet kundërshtarit që disa ditë më parë e quante “inekzistent dhe kukull”.

Ish-kreu i Partisë Demokratike tha se strategjia e kryeministrit është për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve, ndërsa citon mesazhin e Bashës drejtuar ndaj Ramës se “25 Prilli është fundi yt politik”. Sali Berisha: Është lutja e humbësit, kjo e Edi Ramës. Edi Rama ndjen humbjen në gjithçka në të gjithë qenien e tij, ju lutem pardje një vajzë e vogël i shkoi me një buqetë me lule dhe nëse keni mundësi kur të keni pak kohë të lirë hidhin një sy asaj video sesi iu kthye vogëlushes në mënyrën më të papranueshme. Ai është në panik, në lodhje të madhe fizike, në çdo paraqitje ai del me këmisha të gjata me bluza të gjata deri në gju, dëshmi e problemeve të tij fizike të njohura që ka.

Sa i përket faktorit tjetër një njeri që s’ka program, por tani që e sheh fundin e tij, i lutet kundërshtarit , të cilin deri pardje e quante inekzistent, e quante kukull , e quante s’ekziston. Ai mendo se në këtë mënyrë mund të tërheqë vëmendjen e zgjedhësve se të përsërisë një skemë banale, por zoti Basha i ka kthyer atij përgjigje të prerë të qartë për çdo shqiptarë “25 Prilli është fundi yt politik” në kuptimin e qeverisjes se ai atë partinë socialiste nuk e lëshon, ai i hoqi të gjithë ata socialiste përveç atyre që kanë vjedhur qindra milionë euro.