“Peng i kujt është Rama që po shet gjithë detin e Shqipërisë?!” Vasili: Pseudopatriotët kanë qepur gojën!

57
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka parashtruar një seri pyetjesh për kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e kufijve detarë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Vasili thekson se pseudopatriotët kanë qepur gojën.

“Pengu i kujt dhe cilit interes personal është bërë Edi Rama, që po shet jo një litër ujë deti, por të gjithë detin e Shqipërisë duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin?”, pyet Vasili.

Postimi i plotë:

Pseudopatriotet, qe ” harruan” kufijte detare!

Shqiperia e varfer sa s’behet eshte perkundrazi e pasur sa s’thuhet me pseudopatriote mediatike.

Analiste,opinioniste e mendimdhënësa mediatikë pa fund leshohen si pseudopatriote, si”fajkonj” te vertete ne mbrojtje te çdo pseudokauze duke shqyer gjoksin dhe duke u shfaqur si patriote te zjarrte.

Por kur vjen puna tek mbrojtja e kufijve detare te Shqiperise ose thene thjesht tek sovraniteti dhe integriteti teritorial i Shqiperise pseudopatriotet treten si kripa ne uje, hutohen dhe pena u punon vetem duke u ngjyer ne llumishten e fake menuse mediatike te servirur nga zyrat e kryeministrit.

Shqiperise sot kryeministri po ja shet tradhetisht kufijte dhe faktet ulerasin.

Çuditerisht pseudopatriotet mediatike, qe te rreshtuar ne kor ne vitin 2009 ulerisnin per marreveshjen e detit, qe u rrezuar ne Gjykaten Kushtetuese sot kane qepur gojen.

Pseudopatriotet mediatike kane devizen, qe kur e shet detin ai qe na paguan nuk ka asnje problem.

Sot tradhetia e kryeministrit me detin eshte evidente dhe erresira e informimit lidhur me te nga vete kryeministri eshte me e dendur se kurre dhe me mashtruese asnjehere.

Por pseudopatriotet mediatike, qe duhet te ishin korifejte e transparences deri ne detaje, tani nuk pipëtijne, thuajse nuk marrin fryme fare, thuajse Shqiperia eshte vend pa det e pa kufij.

Pyetje pa fund i jane bere publikisht kryeministrit per kufijte detare, per kufijte tane detare, por asnje pyetje e vetme nuk eshte bere nga pseudopatriotet mediatikë, kauzat verore te te cileve jane shumeçka, por asnje here kufijte tane, ata kufij per te cilet mijra jete shqiptaresh jane sakrifikuar ne shekuj per ti pasur edhe ne sot.

Çdo shqiptar priste qe keta te benin qindra pyetje, te investigonin, te komentonin, te ngrinin ne kembe nje furtune te vertete mediatike sepse Shqiperia po zhbehet ne esencen e qenies se saj ne sovranitetin e saj se po i falen tradhetisht kufijte nga kryeministri i saj.

Por e kunderta ndodhi.

Pseudopatriotet poshte cadrave te plazhit, buze detit shqiptar, qe po rrembehet, perzgjedhin ne menune mediatike, qe u vene perpara sejmenet mediatike te kryeministrit dhe mbushin Facebooket e tyre dhe faqet e gazetave me dengla, qe s’i duhen kujt, por qe ketyre jua justifikojne mëditjen.

Megjithate hajt ti vendosim perpara sproves pseudopatriotet mediatike.

Ja ku jane disa pyetje kritike qe kerkojne pergjigje dhe kryeministri i kapur ne faj hesht.

Sprova eshte e thjeshte ose te bashkohen me shqiptaret e te kerkojne edhe keta pergjigjen e tyre dhe te dhjetra te tjerave, qe mund t’i bejne edhe keta vete ose te pranojne se jane pjestare te heshtur te tradhetise se kryeministrit.

1.Pengu i kujt dhe i cilit interes personal eshte bere Edi Rama, qe po shet jo nje liter uje deti, por te gjithe detin e Shqiperise duke dhunuar Kushtetuten dhe ligjin??

2.Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte Rama qe vendos per nje zgjidhje qe e ve Shqiperine ne dizavantazh dhume te qarte dhe te nje humbjeje te paralajmeruar perballe Greqise ne Gjykaten Nderkombetare??

3.Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte Edi Rama, qe Marreveshjen politike me Greqine, e cila sipas Ministrit te Jashtem grek Dendias eshte mbyllur ne tetor, nuk e ka çuar as ne Kuvend dhe as te Presidenti??

4.Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte bere Edi Rama, qe ben veprime te tilla kaq te renda, qe Kushtetuta ja ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhetise se larte, pasi nuk eshte dhe s’mund te jete gje tjeter shitja e kufijve shteterore, qe ai po kryen??

5.Perderisa deklarohet pershpejtimi i Negociatave do te thote qarte qe dikush negocio , Po cili qenka ky Grup Negociator qe po punon per Marreveshjen per te shkuar ne Hage?

6.Kush e ka mandatuar kete Grup Negociator per te bere nje marreveshje per kufijte detare dhe per ti ndare ata ne Hage?

7.Pse mbahet e fshehte perberja e ketij Grupi Negociator dhe objekti i punes se tij?

8.Akoma ne fuqi eshte nje tjeter Grup Negociator i ngritur qe ne vitin 2018 per te pergaditur Marreveshjen me Greqine dhe qe ka plotfuqine e Presidentit sikunder Kushtetuta e kerkon, ç’po ndodh me kete Grup?

9.Cila eshte permbajtja e Marreveshjes politike te arritur ne tetor te deklaruar nga Ministri grek Dendias dhe perse nuk eshte bere publike kjo Marreveshje?

10. Cila eshte kjo marreveshje?

11.Cila eshte permbajtja e marreveshjes?

12.Perse nuk eshte bere publike kjo marreveshje, per tu njohur nga te gjithe shqiptaret, sepse kufijte e Shqiperise nuk jane prone e Edi Rames?

13.Cfare e ka penguar qeverine qe ta beje publike nje marreveshje kaq te rendesishme?

14.Perveç Edi Rames dhe qeverise a ka pasur perfshirje te institucioneve te tjera kushtetuese dhe ne se po, cili ka qene roli dhe kontributi i tyre ne kete marreveshje ?

15.Po perfaqesuesve te shoqerise civile, historianeve, eksperteve te kufijve detare, juristeve te shquar te se drejtes nderkombetare, historianeve etj a ju eshte kerkuar mendim per kete marreveshje?

16.Po grupi negociator i ngritur per hartimin e marreveshjes se detit me Greqine çfare roli ka pasur?

17.Kur, ku dhe Kush e ka firmosur kete marreveshje?

18.Kush e ka miratuar marreveshjen?

19.Ku eshte e depozituar kjo marreveshje kaq e rendesishme ?

Kryeministri dihet pse hesht hesht, ndersa keta nuk duhet te heshtin.

Ne se jane vertete patriote e parimore, ja ku i kane argumentet, le te flasin, le te shtojne dhe te tjere sa te duan, por pergjigja e tyre s’mund te shmanget dot.

Jane kufijte tane brez pas brezi dhe jo te nje pazarxhiu, qe e ka nxjerre Shqiperine ne pazar.