Trafik kanabisi përmes liqenit të Ohrit drejt Maqedonisë së Veriut, arrestohet një 35-vjeçar, në kërkim i vëllai

206
Sigal

Policia e Pogradecit ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut përmes liqenit të Ohrit.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari A. Papajanis ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai F. Papajanis, 29 vjeç, të dy banues në fshatin Hudënisht.

Njoftimi i policisë:

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit.

Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.