Keni plane për plazh? Sot temperatura do të arrijë deri në 36°C

168
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shi në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër.

Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 20/35 Diell pak re

Kukës 16/32 Diell re shi

Lezhë 18/33 Diell pak re

Dibër 14/30 Diell re shi

Durrës 17/33 Diell

Tiranë 20/35 Diell pak re

Elbasan 18/36 Diell pak re

Berat 15/36 Diell pak re

Vlorë 18/34 Diell

Korçë 15/29 Diell re shi

Gjirokastër 14/34 Diell pak re

Sarandë 15/32 Diell.