Kryeministri hungarez, Victor Orban: Masa të mëdha myslimanësh po sillen në Europë

117
Sigal

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dhënë një intervistë ku ndër të tjera flet për myslimanët. Për gazetën katolike “Glas Koncila”, ai tha se dekada e ardhshme do të shënohet nga epidemi dhe migrime.

“Ekziston vërtet një ndryshim në qëndrimet dhe qasjet e Atit të Shenjtë dhe qeverisë hungareze ndaj migrimit, e cila është e dukshme për të gjithë botën. Ne jemi fuqimisht kundër migrimit dhe Kisha Katolike ka pozicionin e saj. Nga kjo mund të konstruktohet lehtësisht historia se Ati i Shenjtë dhe kryeministri i Hungarisë nuk e kuptojnë’, ‘nuk pajtohen’ dhe se së fundi, ata as nuk duan të shohin njëri-tjetrin”.

Ai e bëri mjaft të qartë se preferonte Gjon Palin II në krahasim me Françeskun. “Papa polak po ashtu nënkuptonte çlirimin politik sepse çlirimi është një akt lirie, ai na e solli atë çlirim në një kuptim politik. Ne mendojmë se nuk do të shpëtonim nga komunistët nëse nuk do të kishim një papë polak. Ne mund të jemi besimtarë ose jo, por mund ta respektojmë papën polak si një shenjtor”.

Po ashtu kryeministri riafirmoi se migrimi dhe demokracitë liberale perëndimore janë po aq të këqija për të. “Ne jemi plotësisht të bindur se migrimi nuk ndodh spontanisht, por në një mënyrë të organizuar. Kjo konsiderohet si një teori konspiracioni në Perëndim, por e gjitha është e organizuar me motive politike dhe biznesi. Për pasojë, do të kemi masa të mëdha myslimane në kontinentin evropian. Unë besoj se të gjithë ata që nuk mbrojnë veten në 20 vjet nuk do ta njohin vendin e tyre. Ndryshimi do të ndodhë me ndikimin e jashtëm, i cili thjesht u imponohet atyre”.