Prof. Dr. Mark Marku denoncon: Policia futet te Filologjiku, Rama po “nxehet” në diell

441
Sigal

Pedagogu Mark Marku denoncoi ndërhyrjen e policisë së shtetit në Fakultetin e Filologjikut. Për mediat ai akuzoi Ministrin Sandër Lleshaj se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogë e studentë. Mark Marku: Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë, këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos t’u dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt? Nuk kam asnjë thirrje për askënd se nuk dëgjojnë fare. Kryeministri është në Arabinë Sauditë dhe po nxehet në diell. Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që ju përgënjeshtrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budallallëqe, se nuk frikësohemi.