Çmendet Florentino, 60 mln euro dhe një “galaktik” për yllin e Serisë A

370
Sigal

Nga njëra anë është Paris Saint-Germain, nga tjetra Real Madrid. Këto janë dy pretendentet kryesore për të siguruar shërbimet e Paulo Dybala në merkaton e ardhshme.

Argjentinasi i Juventus-it nuk po shkëlqen në këtë sezon, atëherë klubi i Florentino Perez, sipas “Don Balon”, po mendon seriozisht ta marrë në Madrid verën e ardhshme.

Bëhet fjalë për një ofertë të çmendur: 60 milionë euro, plus kartoni i Isco-s për të arritur në 100 milionët që duan bardhezinjtë. Real e njeh mirë potencialin e “Joya” dhe është gati të bëjë një investim të rëndësishëm për të.