Messi: Nga lotët e djalit te refuzimi për gjyq, ja e vërteta e qëndrimit te Barcelona!

394
Sigal

Merr fund “telenovela” Lionel Messi. Argjentinasi ka vendosur që të qëndrojë përfundimisht te skuadra e Barcelona, pavarësisht dëshirës së tij për të nisur një eksperiencë të re. Në një intervistë të dhënë për “Goal.com”, “La Pulce” ka rrëfyer se klubi blaugrana nuk pranoi largimin e tij, pa shifrën e 700 milionë eurove. Kjo e ka detyruar 33-vjeçarin që të vendosë që të qëndrojë, pa hedhur klubin në gjyq.

“Kur i komunikova dëshirën time për t’u larguar gruas dhe fëmijëve të mi, ishte një dramë e madhe. E gjithë familja filloi të qante, fëmijët e mi nuk donin të largoheshin nga Barcelona, ​​as nuk donin të ndryshonin shkollën. Por unë pashë më larg dhe dua të luftoj në nivelet më të larta, të fitoj tituj, të garoj në Ligën e Kampionëve. Mund të fitosh apo humbasësh, sepse është shumë e vështirë. Të paktën të garonim për të, duke mos harruar disfatat në Romë, Liverpool dhe Lisbonë. E gjithë kjo më shtyu të mendoja për atë vendim që doja të zbatoja.

Mendova se isha i sigurt se do të isha i lirë për t’u larguar, presidenti gjithmonë thoshte se në fund të sezonit mund të vendosja nëse do të qëndroja apo jo. Tani ata i përmbahen faktit që unë nuk e thashë para 10 qershorit, kur rezulton se më 10 qershor po garonim për La Ligan, nëmes të këtij koronavirusi të tmerrshëm dhe kjo sëmundje ndryshoi gjatë gjithë sezonit.

Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj në klub. Tani do të vazhdoj në klub sepse presidenti më tha se mënyra e vetme për tu larguar ishte që të paguaja klauzolën 700 milionë euro dhe kjo është e pamundur”, tha argjentinasi.

Kapiteni i blaugranëve kishte vetëm një rrugëdalje, që të të largohej nëpërmjet gjyqit. 6 herë fituesi i “Topit të Artë”, refuzon të marrë këtë rrugë duke vendosur që të qëndrojë edhe për 10 muaj.

“Mënyra tjetër ishte që të shkojë në gjyq, por kurrë nuk do të shkoj në gjyq kundër Barcelonës, sepse është klubi që dua dhe që kam dhënë gjithçka. Thjeshtë është klubi i jetës sime, kam kaluar gjithçka këtu.

Reagimi i fëmijëve? Mateo është ende i vogël nuk e kupton të shkosh diku tjetër. Thiago është disi më i rritur, dëgjoi diçka në TV dhe më pyeti. Nuk doja që ai të dinte asgjë për largimin dhe për fillimin e një jete të re. Më thirri dhe më tha ‘mos shkojmë”. E përsërisë ishte e vështirë vërtet. E dua Barcelonën dhe nuk do të gjejë askund një vend më të mirë se këtu. Doja të kërkoja sfida të reja dhe objektiva të reja, dhe mund të kthehesha sërish në Barcelonë”, deklaroi Messi.Rozalb Lika