PD-PS dakord për reformën në drejtësi, përfaqësim të barabartë

431
Mazhoranca dhe opozita kanë finalizuar me sukses negociatat për reformën në drejtësi, duke i mundësuar përfaqësim të barabartë PD-së në Komision, por pa i dhënë të drejtën e vetos.
Dakordësinë mës palëve e konfirmuan për mediat kreu i komisionit për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj dhe deputeti demokrat Eduard Halimi.
Xhafaj: “Kemi rënë dakord për reformën në drejtësi. Komisioni për reformën në drejtësi 10 anëtarë 5 nga shumica 5 nga opozita. Kur votat do të jenë të barabarta, përcaktuese do të jetë vota e Kryetarit. Me reformën në drejtësi lidhen fatet e integrimit të vendit, shpresojmë ta përmbyllim me sukses”.
Halimi: “U dakordësuam për të vijuar këtë reformë të rëndësishme. Falenderoj parnerët tanë ndërkombëtarë dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve.
Deklaratat e Xhafaj dhe Halimit u bënë pas një takimi që patën me Ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Mes PD-PS dhe faktorit ndërkombëtar kanë vijuar intensivisht negociatat për gjetjen e formulës së përbërjes së Komisionit të drejtësisë, për të finalizuar realizimin e reformës me konsensusin e të dyja palëve politike.
Sigal