Të gjitha fyerjet banale të Ramës ndaj gazetarëve

269
Sigal

“Pusho”, “motra”, “zemra”, “rri si pulë”, “nuk di të lexosh”

 Të gjitha fyerjet banale të Edi Ramës ndaj gazetarëve në emision

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e pardjeshme, gjatë intervistës televizive ka dalë nga “binarët” dhe ka sulmuar gazetarët me gjuhë banale, siç e ka zakon, kur gjendet ngushtë. Veçanërisht, kur në studion e emisionit “Opinion”, por diskutohej koncesioni i inceneratorëve dhe gazetarët bënin pyetje se përse ato nuk funksionojnë, ndërkohë që kanë marrë miliona nga buxheti i shtetit, Rama në mungesë të argumentave, përdori si mekanizëm mbrojtje, sharjet dhe fyerje nga më banalet, të renditura më poshtë.

Ja si i drejtohet kryeministri i vendit, gazetarëve shqiptarë:

– Jam dy metra unë! Hajdut dhe gënjeshtar dy metra nuk ka. More vesh?  Ke parë ndonjëherë hajdut dy metra të kapet?

–  Hajdut dy metra nuk ka. Harroje, ta harrosh!

Çfarë profesioni keni ju? Keni diplomë në virologji? Mos jepni mendime për gjëra që nuk i dini!

-Ju më shumë i ngatërroni njerëzit me këto broçkulla.

– Lërja filozofitë popullore iluminatit, s’keni lidhje ju me këto punë.

-Ç’është ky nivel, se u tmerrova?

-E more në qafë gazetarinë!

-Gjithollog nuk diskutohet, gjithollogjinë e keni bërë art ju!

-More, a jeni në vete ju?

-Si s’të vjen zor, moj? Për qytetin të sjell lalin unë, të rregullon lali (për Erion Veliaj)!

-Pusho, pusho, pusho të mbaroj. Jeni përgjegjës për helmimin e dyfishtë, helmimi i plehrave dhe i juaji!

-Të vijë zonja, do të pres me dashamirësi, se dua të rritesh në mënyrë të shëndetshme nga ana profesionale.

– Mëso, mëso Rakipllar! Mëso se ke rastin të mësosh! Jo, ok ok, por mëso!

– Ore, ku di ti lexosh ti ato? Më flet ti mua për Ministrinë e Financave?

– More zotëri, mëso! Mëso! Mëso! Mëso! Merr vesh apo s’merr vesh?!

– Nuk di t’i lexosh ti ato!

– Ti s’je i barabartë fare me mua, s’ke asgjë të barabartë me mua ti!

– Broçkullat që thua ti, që nuk di të lexosh, i quan fakte!

– Këta janë çmendur! Je i çmendur more!

– Abuzimet i bëni ju, që helmoni publikun me dokrra!

– Nuk kupton, mëso, mëso!

– Ti s’di të lexosh, di të lexosh vetëm gazetën tënde! Nuk di të lexosh! Mëso!

– Ju ishit të lumtur me plehrat, nuk ju bënin përshtypje plehrat!

– Dilni nga mbeturinat ku jeni të zhytur!

– Ore keni sy ju?

– Po mos ishin ata, do ishit pa bukë! Ju do ishit pa bukë, kush të jep bukë ty? S’të jep bukë dikush që bën biznes? Kush e sponsorizon Shkullakun?

– Shiko ça bën si llogaritar kooperative, hiqi ato syze, si llogaritar i kooperativës!

– Pusho mor pusho ti! Ore s’je në vete ti!

– Ore pusho more të flas unë!

– Ti përpara pronarit tënd rri si pulë, përpara pronarit je një pulë! Me mua bëhesh gjel i tërbuar! Përpara pronarit ti je një pulë. Bën të fortin me mua!

– Ju kapni vetëm macet që i pillni vetë, ti vini përpara dhe thoni e kapa. Ju i pillni vetë macet.

– Moj je në vete apo jo? Moj çfarë thua?

– Je në vete ti motra, o zemra?

– Ju Shqipërinë e keni gjetur mirë, ju rrini, bëni analiza, paguheni mirë, bëni pushime ku të doni, fitoni duke sharë Shqipëri mbarë e mbrapsht, ju pëlqen Shqipëria për oazet tuaja!