I ftuar në edicionin e mesditës, ka qenë eksperti i çështjeve ekonomike të PD Dorian Teliti. Në bisedë me moderatorin Bled Marku ai ka dhënë komentet e tij për programin e ekonomik të PD dhe ka hedhur akuza për kopjimin e programit të opozitës nga kreu i rilindjes.
Dorian Teliti: Ky angazhimi ynë për vendosjen e minimumit jetik dhe për rritjen e pensioneve të paktën 20 për qind, brenda 100 ditëve të para, nuk e kemi thënë sot, por që para një viti. Kryeministri u mundua bashkë me enturazhin e tij politik dhe mediatik që ta ç’vlerësonte këtë angazhim tonin dhe nisi një fushatë agresive. Madje arriti ta krahasonte programin tonë propozuar nje vite më parë, me skemat piramidale. Pasi u pa që programi i PD ishte një program i bëshëm, i realizueshëm, kryeministri ndryshoi strategjinë dhe tha meqenëse nuk arrij dot ta denigroj, atëherë ta kopjoj, në mënyrë që të dal përsëri përpara qytetarëve të Shqipërisë dhe të them se njësoj jemi neve. Pra jemi të tërë njësoj. Kështu që nëse jemi të tërë njësoj na mbani ne që jemi në qeveri se sa të vijnë këtë të tjerët. Këtë ai e ka barë edhe here të tjerë që jemi të tërë njësoj. Kopjimi që u bë nga programi ynë u bë keq. Te flasim për pensionet. Kryeministri thotë deri ne 2030 do e çoj pensionin mesatar në 400 euro. Sot pensioni është 170 euro. Për 12 vite e ka rritur pensionin vetëm 40 euro. E tani premton 400 euro. Ku do ti gjejë 2,5 miliard euro në vit Rama se kaq është kostoja.