Ikën Dallandyshet,
ikën e na lane!
I presim si miq,
behar më behar.
Pret Nëna Babai
behari të vijë.
Dimri i gjatë,
malli zëmrat ngrin.
Hajdeni o djema;
syri vetëm qan,
Goja na u dogj,
të shkëmbejmë dy fjalë!
Hajdeni ju pret Nëna,
si vajti kjo punë?
Zëmra kërkon zëmrën,
syri kërkon synë.
Vitet ikin shpejtë;
dot nuk i mbajmë!
Hajdeni dallandyshe,
sa të jemi gjall.
Pret nëna pretë,
dimër e behar,
dallandyshet tona,
vinë më rrall.
Sytë nga qielli!
krahët fluturim.
Mall në zëmër,
behari ti vij.