Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri, në një postim në Facebook shkruan se Edi Rama ka dështuar të kujdeset për fëmijët më të ndjeshëm të shoqërisë – ata të prekur nga kanceri dhe autizmi – duke e quajtur këtë një nga padrejtësitë më të mëdha të qeverisjes së tij.
Xhaferri denoncoi ashpër mungesën e mbështetjes për prindërit e fëmijëve autikë, të cilët i cilësoi si “heronj të heshtur” të përditshmërisë shqiptare.
Ai theksoi se Rama, në mungesë të një bilanci qeverisës dhe të një programi real, po përpiqet të banalizojë fushatën elektorale. Sipas tij, më 11 Maj qytetarët do të kenë mundësinë ta ndëshkojnë politikisht për gjithçka nuk ka bërë në mbrojtje të më të pambrojturve.
Fjala e plotë:
Ai që privon fëmijët e prekur me kancer nga doza e plotë e ilaçeve nuk ka nga ta dijë se pas fëmijëve autikë është sakrifica e pashëmbullt e mijëra prindërve!
Ne jeni koshientë se Edi Rama në mungesë të një bilanci dhe të një programi kërkon të banalizojë fushatën së në fund të ditës ai dhe banaliteti dhe padija janë si shtati e hija.
Puna me fëmijët më ka njohur me mijëra prindër që kanë fëmijë të diagonostikuar me autizëm dhe pa më të voglin dyshim them që nëse doni të dini se çfarë është sakrifica dhe dhimbja e një prindi, mjafton të takoni prindër që kanë fëmijë që vuajnë nga autizmi.