Në 12:00 mblidhet për herë të parë Komisioni për Drejtësinë

424
Sigal

TIRANE  – Mesdita e kësaj të hëne do të shënojë mbledhjen e parë të komisionit të posaçëm parlamentar të ngritur për reformën në drejtësi.

Kreu i këtij komisioni me mandat 6-mujor është deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ndërsa nënkryetari i takon Partisë Demokratike, e cila deri më tani nuk është bërë pjesë për shkak të bojkotit parlamentar të nisur nga muaji korrik.

Mbledhjen e pare te ketij komisioni do ta pershendese edhe kryeparlamentari Ilir Meta.

Në përbërje të komisionit janë 11 anëtare; 6 nga shumica, 5 nga opozita ku 3 anëtare do t’i përkasin PD, 1 PR dhe 1 PDIU, përbërje kjo që nuk i krijon probleme maxhorancës të punojë pavarësisht bojkotit të opozitës.

Perberja e komisionit per reformen ne drejtesi
1. Fatmir Xhafaj PS Kryetar
2. ____________ PD Zevendeskryetar
3. Armando Subashi PS Sekretar
4. Pandeli Majko PS Anetar
5. Vasilika Hysi PS Anetare
6. Ulsi Manja PS Anetar
7. Spartak Braho LSI Anetar
8. _________________ PD Anetar
9. _________________ PD Anetar
10. _________________ PR Anetar
11. _________________ PDIU Anetar