Kryeparlamentari Meta pret Ambasadorin e ri të Polonisë, z. Karol Bachura

542
Sigal

 

Gazeta Telegraf/

 

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti
sot Ambasadorin e ri të Polonisë, z. Karol Bachura të cilit i uroi
mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re.

 

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi
marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe shprehu
mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë në procesin e integrimit
evropian.

 

Në këtë drejtim z. Meta theksoi se
marrëdhëniet ndërparlamentare mes dy vendeve janë shumë të rëndësishme,
veçanërisht në kuadër të përgatitjes për fazën e hapjes së negociatave për
anëtarësim në BE.

 

Z. Meta nënvizoi gjithashtu se Polonia
është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë në BE dhe Kuvendi do të
mbështesë intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e
turizmit, transportit dhe bujqësisë.

 

Ambasadori i Polonisë në Tiranë, z. Karol
Bachura shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe
rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Polonisë në avancimin e Shqipërisë drejt
anëtarësimit në BE.

 

Gjithashtu, Ambasadori Bachura vuri në
dukje se Shqipëria po behët gjithnjë e më shumë një destinacion popullor
turistik në Poloni, dhe në këtë kuadër do të punohet për rritjen e fluksit të linjave
të transportit mes dy vendeve tona.