PD kërkoi përjashtimin e Ramës, ja çfarë vendosi Byroja e Kuvendit

434
Sigal

Pas kërkesës së partisë Demokratike për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, byroja e Kuvendit ka vendosur që të shtyhet vendimi për përjashtimin e Ramës.

Ndërkohë Partia Socialiste ka bërë kërkesë për përjashtimin e Nokës, Palokës dhe Strazimirit fjalor fyes. Këto dy kërkesa do shqyetohen në një në një mbledhje tjetër brenda 48 orëve.

Kujtojmë se Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga parlamenti deputetin e Partisë Demokratike Endri Hasën, i cili qëlloi me vëzë ndaj kryeministri Edi Rama.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi të që të ndërpresë për një orë seancën plenare, pasi deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa në mënyrë të papritur goditi me vëzë kryeministrin Rama.

Gjakrat në Kuvend u nxehën në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën, dhe provokoi opozitarët duke iu kujtuar mandatet e pjekura. Ka qenë deputeti demokrat Endri Hasa ai që ka qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.

Veza e hedhur nga Hasa e ka prekur në bark kryeministrin Rama, ndërsa goditja e dytë ka rezultuar e dështuar deputeti demokrat është rrethuar nga punonjësit e gardës, të cilët duhet thënë se janë kapur në befasi dhe kanë reaguar me vonesë.