Gjata: Basha mund të presë amerikanët t´a sjellin në pushtet, por s´do ketë më PD

144
Sigal

Pas vendimit të kreut demokrat Lulzim Basha, i cili përjashtoi nga grupi parlamentar ish-Kryeministrin Sali Berisha, vijon përplasja dhe qëndrimet pro dhe kundra lidhur me vendimmarrjen.Sipas Çlirim Gjatës, ish-Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.“Nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD’ ka theksuar Gjata.Ai u shpreh se Berisha ndoqi një rrugë tjetër, nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra.“Berisha ndoqi rrugën e komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë te forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.

Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në një studio televizive. Sipas Gjatës, Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’do të ketë më PD. “Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, tha Gjata.