Dy vite burg për Adriatik Llallën, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin

226
Sigal

Ambasadorja e SHBA në vend Yuri Kim ka reaguar për vendimin e marrë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për Adriatik Llallën.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Kim shkuan se kjo është një gjë e mirë dhe tregon se drejtësia po punon.

” Është mirë të shihet që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin.’- shkruan Kim.