PD, Spaho: Rama i kapur në aferën CEZ, po prish hetimin parlamentar

432
Sigal

Edmond Spaho publikon
faktet që i shmang Edi Rama në Komisionin Hetimor Parlamentar

 

Edi
Rama po i shmanget hetimit parlamentar për marrëveshjen me CEZ dhe po bën gjithçka
për të prishur seancat e Komisionit, sepse e vërteta e kësaj afere është
tronditëse dhe e bën atë përgjegjës për 450 milionë euro të shqiptarëve,
detyrime te pranuara nga vete CEZ, që ai i fali kompanisë çeke.

Për
këtëju vemë në dispozicion dy dokumente:

 

Letra
6092/2 datë 28.09.2012 e Kryetarit të Bordit të CEZ, Jaroslav Macek,i cili
konfirmon detyrimet dhe skedulin për shlyerjen e tyre si dhe deponimin e Zv.
Ministrit të Financave Erion Luçi në Prokurori,i cili thekson që pala çeke në
takimin e dytë që u zhvillua në Vienë në datën 7 Shkurt 2014, nuk i mohoi
detyrimet.

 

Edi
Rama mashtron, kur thotë përmes Gjiknurit, se marrëveshja e mirëkuptimit u
arrit në muajin Qershor 2014. Ne kemi fakte se ky pakt është arritur përpara,
dhe marrëveshja ka qenë e paravendosur.

 

Faktet
tregojnëqë Damian Gjiknuri ka deponuar në Prokurori se pas konsultimeve me
Kryeministrin dhe përpara takimit të dytë të grupeve negociuse që u zhvillua në
datën 7 Shkurt 2014 në Vienë,u mor vendimi politik që CEZ t’i jepen 100 milion
euro. Pra pakti tregon se perveçse CEZ ju falen të gjitha detyrimet prej 450
milion euro ju është dhënë edhe 100 milion euro shpërblim për këtë mega aferë
korrupsioni.

 

Përveç
deponimeve të Gjiknurit në Prokurori ju vëmë në dispozicion dy korrespondenca të
Avokatit të Shtetit, Alma Hiçka me avokatin ndërkombëtar ku konfirmohet ujdia për
t’i dhënë CEZ 100 milion euro.

 

Edi
Rama mashtron, kur nëpërmjet Gjiknurit thotë se ishte avokati ndërkombëtar që
sugjeroi marrëveshjen me CEZ. Ne kemi prova, që tregojnë se avokati
ndërkombëtar i qeverisë ka kundërshtuar hapur këtë marrëveshje.

 

 

Për
këtë ju vëmë në dispozicion korrespondencën e tij tëdatës 1.04.2016 me Avokatin
e Shtetit, Alma Hiçka ku distancon studion e tij nga marrëveshja, arritjen e të
cilës e cilëson tmerrësisht atipike.

 


ditët e ardhshme do ju njohim me fakte të tjera nga afera më e madhe e
shekullit.