Raporti mjeko-ligjor: Ambasadori rus u qëllua me 9 plumba

390
Sigal

Zbardhet raporti
mjeko-ligjor në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus, Andrey Karlov. Mediat
raportojnë se autori ka gjuajtur plot 11 herë në drejtim të diplomatit, ndërsa
në trupin e të ndjerit janë gjetur 9 shenja plumbash, dy prej të cilëve
mendohet se kanë kaluar tej përtej.

Sipas ‘The Telegraph’
mësohet se pistoleta e përdorur nga Mert Altintas është e markës Canik TP-9 dhe
kalibrit 9mm me karikatorë që mund të mbajnë 16, 19, 21 fishekë brenda.

Kjo armë është prodhim
turk dhe përdoret nga Forcat Speciale të Turqisë. Raportohet ndër të tjera se
Mert Altintas kishte rezervuan një hotel që më datë 15 dhjetor pranë vendit ku
ndodhi vrasja dhe se ditën e atentatit pasi ishte rruar, ishte drejtuar direkt
për tek salloni i galerisë fotografike ku do të bëhej prezantimi.