Partia Demokratike denoncon me prova tenderat që ka përfituar Agron Kapllanaj nga Edi Rama. Zëdhënësja e PD, Floriana Garo shprehet se janë miliona euro të fituara nga Kapllanaj. Sipas saj, kompania e tij renditet ndër 11 kompanitë e klientelës së Ramës në raport me tenderat e fituar nga pushteti. Garo ka publikuar edhe dokumentet që provojnë tenderat e përfituara nga ‘Shkëlqimi 07’ sh.p.k – një kompani ndërtimi e drejtuar nga Agron Kapllanaj dhe vëllai i tij, Shkëlqim Kapllanaj.
Denoncimi: Lidhur me mohimin e tenderave te fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Rames! Dje, me nje status si të shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklaratës së Kryetarit të PD në emisionin Open, në të cilin ai akuzoi Alibasho-opozitën, në rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozitë tendermenesh të qeverisë Rama.
Ai jo vetëm mohoi dhjetra e dhjetra tendera që kompania e tij familjare ka fituar si shpërblim për opozitarizmin e fortë nga regjimi i Edi Ramës, por kërcënoi edhe me padi në gjykata.
Me këtë rast, i kujtojmë Kapllan Pallatit dhe Alibashës së tij se në fotot e faqeve që po postojmë më poshtë, gjenden dhjetra e dhjetra tendera me vlerë dhjetra miliona euro të fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama.
Gjithashtu, me poshtë do të gjeni edhe tabelën e nje studimi në të cilën kjo kompani renditet ndër 11 kompanitë e klientelës së Ramës në raport me tenderat e fituar nga pushteti.