Gjermania ia bën të qartë qeverisë: Udhëheq Procesi i Berlinit, protestat e opozitës ndihmojnë demokracinë

117
Sigal

 

I ndalur tek çështja e Ballkanit të Hapur, ideator të të cilit ishin si Shqipëria me RMV-në edhe Serbia, deputeti i Bundestagut ia ka bërë të qartë Ramës se do t’i japin një shans nismës, por udhëheq procesi i Berlinit.

Raporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun gjerman, Adis Ahmetoviç ka pritur negativisht ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Përmes një konferencë për shtyp, Ahmetoviç është shprehur se do të ishte më mirë sikur Tirana dhe Shkupi do të ecnin në këtë proces së bashku.

“Në fakt duam ta shohim së bashku me Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, duam t’i shohim bashkë. Ata kanë bërë çdo gjë ndryshuan emrin pa konflikte. Është një pyetje e rëndësishme, por ende Maqedonia është shprehur se jemi të gatshëm të futemi në BE. Sërish jemi në diskutime dhe Franca ka bërë gati një zgjidhje dhe duhet promovuar kjo zgjidhje. Kemi një javë për të bindur Maqedoninë e Veriut ta pranojë këtë zgjedhje. Është çështje personale për njerëzit e Maqedoninë e Veriut, sepse ata kanë bërë kaq shumë, por gjëja më e mirë është të ecë bashkë me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut. Mos të flasim për ndarjen e tyre, sepse na duhet të luftojmë për çdo zgjidhje të mundshme. Por në këtë moment Maqedonia dhe Shqipëria duhet të ecin së bashku”- u shpreh Ahmetoviç.

I ndalur tek çështja e Ballkanit të Hapur, ideator të të cilit ishin si Shqipëria me RMV-në edhe Serbia, deputeti i Bundestagut ia ka bërë të qartë Ramës se do t’i japin një shans nismës, por udhëheq procesi i Berlinit.“Ndoshta edhe në konferencën e ardhshme të procesit të Berlinit. Scholz do zhvillojë një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Nuk i them jo, duhet t’i japim një shans, dhe është vetëm një element i procesit të Berlinit dhe kreu është Procesi i Berlinit dhe jo Ballkani i Hapur”,- tha ai.

Adis Ahmetoviç ka komentuar protestën e 7 Korrikut të mbajtur nga opozita përpara kryeministrisë. Ai tha se është në rregull për demokracinë që opozita proteston dhe organizon demonstrata për të shprehur qëndrimin e saj.“Është e thjeshtë për mua si politikan nga Berlini të komentoj, sepse unë nuk jetoj këtu. Ashtu sikurse nuk është e lehtë për mua. Çdo vend europian ka probleme shumë të mëdha për shkak të kësaj situate. Jo vetëm Shqipëria. Çdo vend i BE i ka këto probleme. Mund të kuptoj që njerëzit nuk janë të lumtur me këtë situatë.

Është në rregull për demokracinë që opozita proteston. Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive. Është në rregull për demokracinë që opozita proteston dhe promovon qëndrimin e vet. Kemi protesta edhe në Gjermani. Kjo është demokracia. Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive dhe demonstrata. Shqipëria ka nevojë edhe për më shumë mbështetje nga Bashkimi Europian”,- tha ai. Ai foli edhe për protestat në Maqedoninë e Veriut kundër propozimin francez. “E njëjta gjë ndodh edhe në Ballkanin Perëndimor. Ata kanë vite që punojnë të bëhen partnerë, por nuk janë bërë partnerë të barabartë. Lufta në Ukrainë hapi disa dyer të reja. Disa shtete të BE kanë kuptuar se ndoshta nuk kanë bërë më të mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Putini dhe Rusia destabilizuan lindjen e Europës. Ai ka qëllim të destabilizojë edhe Ballkanin Perëndimor. Protestat në Maqedoninë e Veriut mbështeten edhe nga Moska. Duhet ta mbështesim qeverinë në Maqedoninë e Veriut. Të mos kemi mendësinë tipike të BE që të presim shumë gjëra, por duhet të jemi më fleksibël dhe më dinamik”,- u shpreh ai.