Kryeministri Rama ia hedh fajin kinezëve: Kompania dështoi në garantimin e sigurisë

386
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas grabitjes   së   10   milionë   eurove   të ndodhur  dy ditë  më  parë  në  aeroportin e  Rinasit.  Përmes  një  postimi  në  rrjetet sociale,  Rama shprehet se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja ka dështuar njësoj në garantimin e sigurisë. Kreu i Qeverisë, ndër të tjera, thekson se aeroporti do të jetë nën kontrollin e Shtetit Shqiptar. “Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompa- nia dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatë- sisht.”-shkruan Rama.