Ç’ është ky kryeministër i çmendur që iu tregon njerëzve nga televizioni e telefonët ato që tani i dinë dhe pulat?

417
Sigal

Avokati Spartak Ngjela përmes një mesazhi në “Facebook” ka komentuar mesazhet  e vazhdueshme tw kryeministrit Rama , të cilat nga ngjallur dhe shumë reagime nga qytetarë të shqetësuar.

Ngjela shprehet se Kryeministri duhet të nxjerë ekspertët për të folur dhe jo vetë.Ndër të tjera avokati  ngre disa pyetje.” Çfarë lidhje ka ky i fantaksur me mjeksinë e nivelit të lartë dhe me epidemiologjinë specifike të koronavirusit?Pse nuk i karantinoi shqiptarët e çmendur që erdhën nga Italia të infektuar e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri?”

Ja reagimi i plote:

More ç’është ky kryeministër i çmendur në Tiranë që del dhe iu tregon njerëzve nga tetevizioni e nga telefonët ato që tani i dinë dhe pulat? Pse nuk i mori deri në datën 12 mars këto masa? !!!!

Çfarë lidhje ka ky i fantaksur me mjeksinë e nivelit të lartë dhe me epidemiologjinë specifike të koronavirusit? Pse nuk nxjerr ekspertët, por del vetë tre herë në orë për të thënë gjëra që nuk kanë lidhje me vizatimin.
E ka një hall: pse nuk i karantinoi shqiptarët e çmendur që erdhën nga Italia të infektuar e sollën virusin në familjet e tyre dhe në Shqipëri? Kjo është pyetja që do përgjigje…