“Pensionimi” nga Juve, Inter e Napoli telefonojnë Marottën

502
Sigal

Largimi nga posti i menaxherit të përgjithshëm të Juventusit ka sjellë një lëmsh të vërtetë në merkaton e klubeve europiane. Beppe Marotta ka njoftuar largimin nga bardhezinjtë më 25 tetor, duke detyruar shumë skuadra për të “thurur” plane dhe për të bërë të tyrin menaxherin ndër më të mirën në botë.

Barcelona, Manchester United, Roma, Napoli dhe madje edhe Interi janë përmendur si destinacione të mundshme për Marottën. Sipas numrit 1 të Genoas, Enrico Preziosi, Marotta ka vendosur të vijoj punën me një skuadër italiane.

“Ai më tha se ai tashmë kishte një tjetër klub. Ai e ka përfunduar ciklin e tij dhe tani ka nevojë për stimulime të reja, por sigurisht jo si komisioner apo president i FIGC-së “.“-tha Preziosi.