PD dhe LSI mohojnë luftën Antifashiste

591
Sigal

BERAT/ Sherr në Këshillin Bashkiak, i hiqet emri i shkollës “22 Tetori”

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, e cila një javë më parë nuk u zhvillua, për mungesë të këshilltarëve socialiste, sot ajo është zhvilluar me debate të mëdha  për disa pika, të cilat kishin ardhur në këtë mbledhje për t’u aprovuar. Ndër pikat e shumtë që ishin për t’u shqyrtuar, pika më e nxehtë në diskutim ishte ajo e ndërrimit të emrit të shkollës me emër të madhe të qytetit “22 Tetori”,  e cila mban këtë emër qysh pas çlirimit të vendit këtu është ndezur dhe debatet e ashpra midis këshilltarëve të majtë dhe atyre të PD-së, pasi këshilltarët e LSI nuk u futën në këtë debat, pasi ishin dakord me të majtët.  Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Valbona Zylyftari, ka kërkuar që të gjithë propozimet e  bashkisë dhe  nga komisioni, që për nder të 100- vjetorit të Pavarësisë, të nderohen dhe shumë emra të nderuar patriotësh, apo mësuesesh, duke iu vënë emrin shumë shkollave apo institucione të ndryshme, pas miratimit të gjithë emrave të propozuar nga bashkia, këshilltarët e majtë kanë kundërshtuar me forcë ndërrimin e emrit të shkollës “22 Tetori”, e cila mbanë këtë datë të paharruar, krijimin e parë të qeverisë demokratike në qytetin e Beratit. Edhe stafi drejtues i kësaj shkollë e ka kundërshtuar me forcë ndërrimin e emrit të  shkollës e të zëvendëset me një emër të një mësuesi të vjetër patriot, Sulo Resuli, këshilltarët socialistë janë shprehur se ky emër “22 Tetori”, përfaqëson një nga datat më të rëndësishme të vendit, atë të krijimit të qeverisë parë demokratike dhe si i tillë,  jo vetëm për ne beratasit, por edhe në mbarë  vendin respektohet me nderime të mëdha. Debatet midis dy grupeve këshilltarësh, atyre të majtë me këshilltarët e partisë demokratikë ka zgjatur shumë. Ndërsa këshilltarët e LSI- kanë qenë kundra ndërrimit të emrit të shkollës. Është për t’u theksuar se këshilltarët e majtë janë shprehur se ne nuk jemi kundër figurës së Sulo Resulit, bashkia le t’ja vendosin një institucioni tjetër me këtë emër dhe emri shkollës të mos preket pas shumë debatesh. Midis dy grupimeve këshilltarësh,  Kryetarja e Këshillit Bashkiak Valbona Zylyftari, e ka hedhur në votë. Pas votimit me shumicë votash, më në fund emri i shkollës nuk u ndërrua. Mbeti përsëri me emrin “22 Tetori”.

Veteranët

Veteranët shprehen se: “Pa bërë retorizëm, duam të flasim me fakte. Mohimi i LANÇ-it, ka qenë dhe mbetet strategji e Sali Berishës dhe humbësve të kësaj lufte, pinjollëve ballisto-zogistë. Saliu nuk pranon 29 Nëntorin si ditë të Çlirimit dhe për këtë çdo vit në festat e Nëntorit bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve më datën 28 Nëntor dhe pse data 29 Nëntor është vendosur në Parlamentin e Shqipërisë. Kjo qeveri nuk ka thënë asnjë fjalë për heronjtë e dëshmorët e luftës. Kjo qeveri po heq emrat e dëshmorëve dhe po i zëvendëson ato me emrat e kriminelëve dhe kohët e fundit për kolaboracionistin kryeslingun, Mustafa Mërlikën, etj..