Koronavirusi/ Kryeministri Rama shpërndan postimin e presidentit Donald Trump

456
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpërndajë sot një postim të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në lidhje me situatën e koronavirusit.

Presidenti i SHBA, shkruan në Twitter se gjatë viti të kaluar 37.000 amerikanë vdiqën nga gripi i zakonshëm.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:

‘Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!’