OBSH: Jemi shumë pranë pandemisë nga koronavirusi

428
Sigal

OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) thotë se kërcënimi që coronavirusi të kthehet në një pandemi “është shumë pranë”, por bota nuk është në “mëshirë të virusit”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH thotë se  bashkë me rastet e reja, numri i të infektuarve i ka kaluar 100 mijë persona në 100 vende të botës.

Por, pavarësisht kësaj, ai thotë se është e rëndësishme që të mos hiqet dorë nga përpjekjet për të parandaluar sëmundjen, duke shtuar se 93% e vdekjeve deri tani kanë ndodhur në vetëm katër vende.

“Kërcënimi i një pandemie është bërë shumë real”, u tha gazetarëve në Genevë. “Por, do të jetë pandemia e parë në histori që mund të kontrollohet.”

Deklarata e kreut të OBSH-së vjen një kohë kur, ekonomia globale ka pësuar rënie, ndërsa Arabia Saudite dhe Rusia kanë nisur luftë për çmimin e naftës. Aktualisht, çmimi i naftës ka njohur nivelin më të ulët që prej Luftës së Gjirit.

Në të gjithë botën, deri tani numërohen 109 mijë persona të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në mbi 3 800 njerëz.