Kredi me kartat e pacientëve,Apeli lë në qeli infermieren e spitalit Bardhollari

59
Sigal

Gjykata e Apelit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për masë më të butë sigurie të infermieres Elisabeta Bardhollari dhe bashkëpunëtores së saj Orjada Hoxha të arrestuarapak javë më pare.

Kujtojmë se infermieret u arrestuan sepse merrnin kartat e pacientëve në spitalin psikiatrik ku punonte Bardhollari dhe nëpërmjet tyre merrnin kredi. Më herët, konkretisht më 30 shtator Gjykata e Tiranës caktoi arrest me burg për Bardhollarin dhe arrest shtëpie për Orjada Hoxhën, teksa i njëjti vendim është lënë në fuqi sot nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Rasti I vjedhjes u zbulua pas denoncimit të bërë nga një qytetar në polici. Nëpërmjet bankës së nivelit të dytë ku merrej shpesh kredia, u identifikua fillimisht shitësja, Orjada Hoxha, 32 vjeçe. Pasi u arrestua ajo pranoi veprimet që kishte kryer duke argumentuar se gjithçka e kishte bërë në mirëbesim.

Në sajë të hetimeve janë dokumentuar 10 raste të vjedhjes, ku vetëm me kartën e identitetit të një pacienti janë marrë kredi në të paktën 4 milionë lekë të vjetra. Sipas policisë, nga operacioni i koduar “Elektro”, u sekuestruan edhe disa pajisje të ndryshme elektroshtëpiake që kapnin vlerën e 40 milionë lekëve të vjetra.