Pas polemikave me Irel Elezi, shpallet fituesi për degën e PD-së në Kukës: Kemi bërë një punë kolosale për të ribashkuar demokratët, përulem para jush!

159
Sigal

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i numërimit dhe janë shpallur kandidatët fitues për kryetar dege në Kukës dhe Kelcyrë.

Admir Sinamati do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike në Kukës. Sinamati u zgjodh me 669 vota, ndërsa rivali i dorëhequr Irel Elezi mori vetëm 58. Vota të pa vlefshme ishin 5, të dëmtuara 1. Pjesëmarrës 732 anëtarë.

“Procesi i votimit u mbyll normalisht, nga ky votim nuk ka votuar vetëm Sinamati por e gjithë PD, procesi i votimit shkoi mbarë dhe qetësisht. Vota si themeli i demokracisë përcaktoi këtë rezultat, ndihem i vlerësuar sepse do të jem drejtues i PD në degën Kukës si9 dega me rezultate gjithmonë fituese dhe e ndjej për detyrim që të jem kokulur përballë gjithë kësaj mbështetje të anëtarësisë së PD-së. Falenderoj kryesinë dhe grupin ne rithemelimit të degës Kukës të cilët me një punë kolosale për të ribashkuar PD-në në Kukës për të mirë të së vërtetës. Unë do të bëj të pamundurën që dega e PD do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët demokratë dhe do të jem përfaqësues i votës së elektoratit të djathtë në Kukës”, tha Sinamati.