11-vjeçari bie me kokë nga lartësia, dërgohet me urgjencë në spital

167
Sigal

Një fëmijë 11-vjeçar është rrëzuar nga 3 metra lartësi teksa luante. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori”, në Gjirokastër, përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.

Bëhet e ditur se fëmija 11-vjeçar Elidon N. ka rënë me kokë duke shkaktuar frakturë serioze.

Menjëherë fëmija është transportuar drejt “Spitalit të Traumës” në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.