Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar e 3 të “Bandës së Tritolit

523
Sigal

TIRANE – Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e 3 të akuzuarve të së ashtuquajturës “Banda e Tritolit”, të cilët kishin këkruar gjykim të shkurtuar. Në seancën e radhës të zhvilluar me dyer të mbyllura ndaj 7 të pandehurve, gjykata ka rrëzuar kërkesat e Albin Mexhaj, Ilir Karçini dhe Andon Mëhillaj.

Javën e kaluar tre të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, duke nënkuptuar kështu pranimin e akteve dhe jo të akuzave ndaj tyre.

Seanca e sotme ishte e treta ndaj “Bandës së Tritolit” ku të pandehur janë vrasësi me pagesë Julian Sinanaj dhe 6 të pandehurit e tjerë Andon Mëhillaj, Marjon Mitro, Ndriçim
Gjokona, Albin Mexhaj, Ilir Karçini dhe Genis Mëhillaj, ku ky i fundit është ende në kërkim nga drejtësia.

Në përfundim të hetimeve ndaj 7 të pandehurve rëndojnë 38 vepra penale.