Mbyllet numërimi i votave: Ja kush zgjidhet kryetar dege i PD-së në Vlorë dhe Sarandë (EMRAT)

177
Sigal

Atird Hoxha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike për degën e Vlorës.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Vlorën. Në garë kanë qenë 4 kandidatë, Atird Hoxha, Edmond Banushaj, Fatjon Fejzaj dhe Lorenc Danaj.
Atird Hoxha ka marrë 535 vota.

Edmond Banushi 96 vota
Lorenc Danaj 161 vota
Fatjon Fejzaj 21 vota
5 vota të pavlefshme.
Në Vlorë kanë votuar 818 votues nga 1370 votues. Ajo që bie në sy është pjesëmarrja e lartë në votime. Atird Hoxha ka mbajtur më herët rolin e nënkryetarit të Partisë Demokrarike.

Në Sarandë zgjidhet kryetare dege Manjola Nikolla.
1- Elvis Kuci 24 vota
2- Manjola Nikollo 450 vota
3- Rigels Dervishi 60 vota
4- Robert Haxhi 67 vota
12 vota të pavlefshme