Sigal

Vendim i Presidentit Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm ka shkaktuar një sërë reagimesh nga opinioni publik shqiptar, teksa nuk kanë munguar dhe ironitë drejtuar kryeministrit Rama rreth deklaratave të tij për aftësitë dhe bagazhin kulturor të kandidatit të propozuar nga ai si kreu i Diplomacisë shqiptare.

Në një prej postimeve në rrjetet sociale ironizohet me pjesën e leximit të librave nga Gent Caka, ku thuhet se Rama ka marrë këshilla nga ish-minstrja Kumbaro.

Për këtë punën e leximit të librave nga Gent Caka, me siguri Rama do jetë konsultuar me Mirela Kumbaron(para shkarkimit), pasi nuk mund të spekullohet me një çështje kaq sensitive.?