Pas Butrintit, fshihen hotelet  kabaretë dhe neo-kolonialistët

274
Sigal

Zbardhen detajet e marrveshjes për Parkun Kombëtar të Butrintit. Sipas VOA-s qeveria e ka reduktuar sipërfaqen e parkut, ndërsa ekspertët deklarojnë se zona do kthehet në qebaptore dhe resorte me vila dhe hotele për oligarkët e qeverisë. Auron Tare: Po shkatërrohet trashëgimnia dhe pas projektit fshihen qarqe neo-kolonialiste

Pas debateve në Kuvend, zbardhet plani i biznesit për Butrintin: Rritet çmimi i biletës për vizitorët

Plani i biznesit, Butrinti do të kthehet në restorant me pije freskuese

Plani i biznesit për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit tek një ‘organizatë jofitimprurëse’, synon shtimin e të ardhurave përmes rritjes së çmimit të biletës dhe shitjes së pijeve freskuese dhe ushqimeve

 Një plan i qeverisë shqiptare për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit si një fondacion, parashikon rritje të çmimit të biletës për vizitorët si dhe krijimin e të ardhurave nga shërbimi i kateringut, me synimin final të punësimit të 44 personave me paga më të larta se sa standardet e zakonshme të administratës publike si dhe krijimin e një bordi që do të kushtojë rreth 140 mijë USD në vit, nën supozimin se një menaxhim i tillë do të përmirësojë eksperiencën e vizitorëve në të.Plani i biznesit u mbajt fillimisht ‘sekret’ nga qeveria, për arsye se, sipas asaj që deklaroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, të dhënat financiare “mund të keqinterpretohen”.Pasi media dhe opozita ngriti pikëpyetje se pse çështja e menaxhimi të trashëgimisë kulturore të vendit duhet të bëhet me kontrata sekrete, Kuvendi publikoi të mërkurën në mbrëmje një version të plotë të draft-marrëveshjes në faqen e internetit.Kryeministri Edi Rama u shpreh i revoltuar të enjten në parlament ndaj kritikëve, duke sharë opozitën si antiamerikane si dhe duke e fyer atë si rracë budallenjsh.“Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse se nuk ka se si të shpjegohet ndryshe që trashëgohet brez pas brezi,” deklaroi Rama me një gjuhë të pazakontë të enjten gjatë seancës parlamentare. “E keni në ADN-në e partisë suaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi,” vijoi ai, në një fjalim, të cilin zyra e tij e shtypit e shpërndau të transkriptuar për median.

Kontrata midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit parashikon zhvillimin e parkut kombëtar për shërbime turistike, duke investuar në restorante dhe një shërbim vozitje me varka, si dhe sigurimin e të ardhurave nga shitja e biletave, e ushqimeve dhe pijeve.Plani i biznesit është përgatitur nga një kompani angleze në vitin 2019, kompani që është kontraktuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan. Ky i fundit është një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara dhe që ka aktivitete të ndryshme ekonomike në Shqipëri, përfshirë një paketë minorance në koncesionin shumë fitimprurës të prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, koncesion që është në gjendje të paguajë për aksionerët e vet dividentë çdo vit me vlerë disafish mbi kapitalin e investuar.

Plani i biznesit për menaxhimin e Butrinit nuk parashikon të jetë kaq fitimprurës, por gjithsesi ai parashikon që fondacioni të realizojë kthime me mbi 15% në vit mbi vlerën e investimit, me synimin final që kur të jetë plotësisht operacional, të realizohet një fitim prej 1.5 milionë USD në vit. Gjithsesi Fondacioni Shqiptaro-Amerikan nuk do të përfitojë të ardhura nga aktiviteti i Butrintit, pasi fitimet do t’i mbesin fondacionit të Butrintit.

“Nevojitet një investim kapital total prej 7.52 milionë USD, nga të cilat 39% do të shpenzohen për konservimin e sitit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët dhe stafin,” thuhet në planin e biznesit të parë.“Projekti në tërësi gjeneron suficit operativ vjetor në Vitin 3 dhe suficit të akumuluar në Vitin 7 ku ai operon me fitim prej afërsisht 1.5 milionë USD në vitin pasardhës,” shkruhet më tej në planin e biznesit.Plani parashikon investime prej 7.1 milionë USD, nga të cilat, 4.99 milionë USD do t’i investojë Fondi ndërsa 2.1 milionë do t’i investojë qeveria me paratë e taksapaguesve. Plani i biznesit parashikon shtimin e të punësuarve në parkun arkeologjik nga 14 që janë aktualisht në 44.

Rritje çmimi biletash

Butrinti është sakaq një operacion praktikisht shumë fitimprurës për qeverinë shqiptare. Sipas të dhënave të planit të biznesit, Butrinti është vizituar nga rreth 236 mijë vetë në vit para pandemisë, të cilët kanë paguar bileta me vlerë rreth 900 mijë dollarë. Butrinti ka aktualisht një staf prej 14 vetësh me fond vjetor pagash prej 88 mijë USD në vit, ndërsa pjesa tjetër e parave janë në Ministrinë e Kulturës, shuma e akumuluar prej tyre do të duhet t’i transferohet fondacionit të ri.Plani i ri i qeverisë është që, pas transferimit të menaxhimit te fondacioni, çmimi i biletës të mund të rritet nga 6 në 11 USD përgjatë një periudhe shtatëvjeçare, gjë që do të sjellë shumicën dërrmuese të të ardhurave shtesë si dhe fitimet me vlerë 1.5 milionë USD në fund të vitit të shtatë. Edhe investimet e planifikuara do të paguhen pjesërisht nga të ardhurat operacionale. Plani i biznesit parashikon që numri i vizitorëve të rritet deri në 296 mijë vetë, ndërsa supozon se Butrintit do t’i duhen edhe pesë vite nga sot që të arrijë numrin e vizitorëve të para pandemisë.Plani i biznesit parashikon gjithashtu se shërbimi i pijeve dhe ushqimeve, të cilave ai u refereohet si “shërbimi i kateringut”, të sigurojë të ardhura vjetore prej 296 mijë USD.

Në total, nga viti i shtatë i operimit, falë rritjes së çmimit të biletave dhe rritjes së pritshme të vizitorëve, fondacioni do të sigurojë të ardhura me vlerë 3.7 milionë USD në vit, nga të cilat, 1.5 milionë do të jenë fitime neto.Plani i biznesit bën të qartë se transformimi i menaxhimit të Butrintit nga sistemi aktual në një fondacion, do të mundësojë çlirimin nga kufizimet ligjore si dhe rritjen e pagave.

Plani i biznesit thekson se rreziku që ndëmarrin investitorët në kryejen e këtij investimi është i ulët për shkak se vizitorët do të kthehen gjithsesi në Butrint pas pandemisë dhe për rrjedhojë, do të vijojnë të paguajnë biletat e hyrjeve.Kontrata e menaxhimit do të zgjasë për 10 vjet me të drejtë rinovimi. Në rast se ajo nuk rinovohet, fondacionit do t’i mbesin në fund të vitit të dhjetë rreth 4.5 milionë dollarë fitime neto. Këto fitime, sipas marrëveshjes, nuk do të shpërndahen, por do të mbahen nga fondacioni.

Marrëveshja parashikon gjithashtu që bordi i drejtorëve të fondacionit, një institucion me pesë vetë, nuk do të marrë paga, por atyre do t’u mbulohen shpenzimet për vete dhe një staf ndihmës prej pesë vetësh me një kosto të përgjithshme prej 140 mijë dollarësh në vit.Aktualisht bordi i fondacionit drejtohet nga ministrja e Kuturës Elva Margariti si kryetare, drejtuesit e Fondi Shqiptaro-Amerikan, Martin Mata dhe Aleksander Sarapuli, juristja Flonja Boriçi, si dhe Presidenti i Universitetit Amerikan të Romës Richard Andrew Hodges. Drejtues ekzekutiv i fondacionit është emëruar arkeologu Lorenc Bejko. /Gjergj Erebara

Si  qeveria do privatizojnë Butrintin me “hilen” e marrëveshjes, hapet rruga për hotele dhe restorante në Parkun Kombëtar

 Zbardhen detajet e marrëveshjes për privatizimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Në Kuvend ka shkuar një projektligj i cili parashikon dhënien e Butrintit një fondacioni të posaçëm, cili do krijohet mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për i Zhvillim, AADF.Kryeministri Rama e pranoi se parku do të përdoret për përfitime dhe duket se aty do të lulëzojnë hotelet, baret, dyqanet dhe restorantet.“Plani përcakton mënyrën e drejtimit dhe menaxhimit ditor të sitit, rekomandon investimet e reja kapitale, shpjegon përfshirjen e banorëve vendas, dhe merr në konsideratë angazhimin e tyre të plotë në Parkun Kombëtar për një periudhë afatgjatë. Mund të parashikohen edhe shumë rezultate të tjera të pamatshme që mund të jenë njësoj të vlefshme, si: mirëqenia e Zonës A3 dhe Parkut Kombëtar përreth tij nëpërmjet largimit të mbetjeve plastike dhe të tjera, punësimit të banorëve vendas si udhërrëfyes, varkëtarë dhe zejtarë, dhe rritjes së të ardhurave të banorëve vendas nëpërmjet ngritjes së hoteleve, restoranteve, bareve dhe strukturave të ngjashme. Disa nga këto rezultate mund të rezultojnë mjaft të rëndësishme si për njerëzit e përfshirë edhe për mirëqenien afatgjatë të Zonës Arkeologjike në tërësi”, thuhet në dokument.

Më tej planifikohet që të blihet nga fondacioni edhe Hotel Livia që ndodhet në Butrint. Ai do të përdoret pikërisht për të akomoduar turistë dhe për të mbledhur sa më shumë të ardhura.

“Hoteli ofron ambiente kafeneje dhe restoranti në një kopsht të këndshëm me hije, që frekuentohet nga vizitorët. Hoteli ka edhe 12 dhoma që rezervohen në bazë sezoni. Ndërkohë që mund të mirëmbahet struktura e kateringut në katin e parë, kjo ndërtesë mund të shndërrohet në një qendër burimesh arsimore për grupet shkollore dhe studiues nga Grupi Kërkimor i Butrintit i propozuar bashkë me zyrat për stafin e sitit në katet e sipërme në planin afatgjatë. Nga ana tjetër, hoteli mund të bëhet pjesë e sitit nën pronësinë dhe menaxhimin e Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit, si një hotel me funksionim të plotë, të ardhurat e të cilit do të ndihmojnë në mirëmbajtjen e Zonës A3. Kjo ka ndodhur edhe në raste të tjera, duke përfshirë projektet në të cilat kanë punuar P+P”, thuhet në marrëveshje.

Një tjetër detaj është se parashikohet që të rishikohen kufijtë e Parkut Kombëtar. Qeveria i rishikoi një herë, por duket se tashmë do të ketë një plan të ri që i gjithë Butrinti të menaxhohet nga ky fondacion, duke e kthyer në një zonë private.

“Megjithëse fushëveprimi i Planit të Biznesit kufizohet në Zonën A3, është e qartë se duhen marrë parasysh edhe ndërhyrjet jashtë kësaj zone që kanë ndikim mbi Zonën A3. Megjithatë, duhet nënvizuar se kufijtë aktualë të Zonës duhet të ripërcaktohen për të përfshirë informacionet e vrojtimit të fundit dhe për të përfaqësuar më saktë përgjegjësitë e synuara të menaxhimit. Informacioni i përftuar nga hartat dixhitale me referencë GIS i është paraqitur AADF-së si pjesë e procesit të planit të biznesit”, theksohet në dokument.

Pra edhe pse Rama e Margariti shprehen se nuk kemi koncension, duket sheshit se Butrinti do të kthehet në një zonë ku do të lulëzojnë hotelet, baret dhe restorantet.

Auron Tare: Koncensioni i Butrintit, model hybrid që nuk ruan trashëgiminë

Anëtari i Këshillit Shkencor të UNESCO-s, Auron Tare, ka folur për dritëhijet e projektit të koncensionit të Parkut Kombëtar të Butrintit.Tare e ka quajtur një model hibrid, i cili nuk ekziston në asnjë vend të Europës dhe se zhvillimi i ndërtimit në këtë zonë nuk është një koncept modern për ruajtjen e trashëgimisë.

“Ky është një debat dy vjeçar dhe është një debat i vonuar pasi tani jemi para një fakti të kryer. Kam folur në media për një qëndrim ndryshe. Ky është një model hibrid që në Europë nuk ekziston. Është një koncept që ka probleme serioze. Njerëzit që janë mbrapa këtij projekti janë njerëz me koncept neo-kolonialist pasi kemi pasur shumë fërkime për mënyrën e konceptimit.

Butrinti është pasqyra e trashëgimisë sonë dhe nëse ne nuk arrijmë dot ta menaxhojmë vetë atëherë le tja japim të huajve. Në Mesdhe shumë qëndra janë dëmtuar.

Unë isha dhe jam për konservimimin e këtij site për brezat e ardhshëm. Nëse do të kemi ndërtime brenda këtij parku të ruajtur do fillojë prishja e tij.

Ka një problem shumë të madh me planin e menaxhimit. Duhet një restorant patjetër duhet dhe një kafe patjetër por ka zona të caktuara.Zhvillimet do të dëmtonin kontekstin historik dhe konceptin e parë, ‘ruajtja e peizazhit Homerik’, pasi kur ti shkon të Butrint ti kthehesh në histori, 100, 200 apo 1000 vite para. Në momentin që ti fillon ndërton është një koncept tjetër por jo një koncept modern për ruajtjen e trashëgimisë”, tha ai.