Përmbytet Vlora, Durrësi e Fieri/ Mjaftoi dy orë shi që 470 milionë euro investime të tenderuara nga Rilindja Urbane të përfundojnë në det

230
Sigal

Ka mjaftuar shiu i parë i vjeshtës, që Vlora e sukseseve imagjinare të Ramës në infrastructure, të përmbytet. Pamjet që vijnë nga Vlora mbrëmë nuk kanë nevojë për koment për të kuptuar se si janë bërë punët nga Rama dhe të tijët në Bashki. Pak orë pasi nisën reshjet intensive sollëm edhe problemet, sidomos në zonën e Skelës, pranë portit. Rreshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme thuajse të gjithë vendin, por më shumë përmbytje janë shkaktuar edhe në  Durrës dhe Fier. Miliona euro të investuara në të ashtuquajturën “Rilindje” Urbane, shiu i çoi në det, si dëshmi e punimeve të pastudiuara, punimeve të kryera me cilësi të dobët, pavarësisht se koston të koncesioneve dhe tenderimeve të tyre u kanë kushtuar shumë shtrenjtë taksapaguesve shqiptarë.