Pacienti i shëruar nga COVID 19 lë ambientet e Infektivit (Foto)

363
Sigal

I shëruari i parë shqiptar nga koronavirusi ka lënë këtë pasdite ambientet e Spitalit të Infektivit në QSUT, pasi rezultoi negativ në të dyja testet.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili poston në “Facebook” foton emocionuese, kur pacienti largohet nga Infektivi, teksa e shoqëron një mjeke.

“🟢 I SHËRUARI I PARË DEL NGA SPITALI PËR T’U MBYLLUR NË SHTËPI PA DALË FARE 14 DITË, NËN VËZHGIMIN E MJEKËVE FANTASTIKË TË INFEKTIVIT🙏”, shkruan Rama.