FOTO/ Ylli Ndroqi, nëntë ditë në vetizolim: Merreni me sportivitet!

70

Në një kohë kur koronavirusi COVID-19 ka gjunjëzuar botën, mbi 175 nga 194 vende të planetit – me mbi 250 mijë të infektuar dhe mbi 11 mijë të vdekur – dhe thuajse të gjitha shtetet kanë ndërmarrë masa drastike, ku theksi është venë tek vetizolimi i detyruar, për të ndaluar përhapjen e mëtejshme.

Edhe në Shqipëri ka nisur të zbatohet kjo masë parandaluese kufizimesh sociale.

Vendi ynë ndodhet në ditën e 9-të ta karantinës. Vetizolimin e kanë zbatuar jo vetëm qytetarët, por edhe biznesmenët e njohur në vend.

Njëri prej tyre është dhe biznesmeni i njohur, Ylli Ndroqi, pronari i “Yldon Group”, i cili ndër të tjera ka në portofolin e tij edhe televizionet RTV Ora dhe Ora News.

Karantimin ai po e kryen së bashku me familjen në vilën e tij, në periferi të kryeqyteti, ku përmes fotove ka përcjellë edhe mesazhin e tij.

“U bënë nëntë ditë sot në karantinë! Pa problem të dashur miq! Do ja dalim! Ruani qetësinë! Merreni me sportivitet. Dhe pse larg nga njëri-tjetri, zemra dhe dashuria na bashkojnë. Jemi shumë afër kapërcimit të së keqes. Durim, qetësi, dashuri, harmoni. Do t’ia dalim”, shkruan Ndroqi në fotot që shoqërojnë postimin e tij.