Dy fjalë për partnerin strategjik SHBA

420
Sigal

Nga Osman Murati

Ish-ministër në kohën e qeverisë koministe të PPSH

O sot o kurrë! Shqipëria është në luftë me armikun e padukshëm “coronavirusin”, dhe askush nuk është në gjendje të thotë për humbjen apo fitoren e kësaj lufte. Qeveria Shqiptare për aq sa dinë po punon,populli ende nuk po bindet plotësisht për tu mbyllur në karantinë,po nji ditë edhe me forcë do të bindet ,edhe kjo është detyra jonë. Po ju zonja ambasadore e SHBA-së, do të na dilni krah me ndihma që avionet e urgjences madein “USA” me paisje mjeksore të bëhen konvoje dhe të bllokojnë aeroportin e rinasit,në ndihmë të mjeksisë shqiptare. Ja pra shembulli juaj që kërkohet sot që të shohë populli shqiptarë ndihmën e partnerit strategjik konkretisht. Flasë,cfarë ndjej vetëm si qytetarë , pa asnjë lidhe me shtetin për ta shkatërruar shqiperinë na ndihmuat mjaft ,prapagandën gojore dhe me suflerët tuaj e kemi të mjaftushme nga ju.Nuk po ju kërkojme bukë ,po tani që jemi në fushën e betejës,thuajeni fjalën tuaj sepse kemi 8-9ditë që jemi karantinuar si popull dhe nuk e dimë sa do të vazhdojmë. Kërkojmë kite mjeksore,aspiratorë tamponë ,etj, sikurse po vepron Turqia dhe Kina,për veten e saj dhe ska dyshim po nuk na dolët ju krah qeveria do të drejtohet edhe tek Turqia edhe tek Kina,prandaj e ndjejmë të nevojshme t’u kemi pranë, me vepra konkrete që dhe të mburremi: “Ja ku e kemi ndihmen e partnerit strategjik”. Presim përgjigje!